TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Mars 2024, 21:08

Duka kundër Berishës në krye të PD: Është 80 vjeç, nuk ka perspektivë

Shkruar nga Pamfleti

Duka kundër Berishës në krye të PD: Është 80

Kryetari i Partisë Agrare, Agron Duka, ka deklaruar se bashkimi i partive të vogla opozitare, nuk ka për qëllim, faktorizimin e Sali Berishës si kryetar.

Ai tha se duke u nisur nga vetë mosha e kreut të “Rithemelimit” ai nuk ka një perspektivë politike ndërsa shtoi se synimi i këtij bashkimi është që opozita të jetë më e fortë përballë mazhorancës në zgjedhjet e 2025.

Biologjikisht nuk ka perspektivë Berisha, s’ka si të ketë, se është 80-vjeç. Unë nuk mendoj se idetë opozitare kanë qenë të tilla, për bashkimin e sa më shumë pjesëve të opozitës, që ne partitë e vogla kemi marrë iniciativë.

Nuk është ideja të faktorizojmë Berishën, por ideja është të bëhemi më të fortë, për t’ju imponuar  mazhorancës dhe të ngjallim sinergji për fitimin e zgjedhjeve, apo të marrim sa më shumë vota. Të bashkuar, sidomos me këtë kod zgjedhor, jemi shumë më të fortë se sa të ndarë”, tha Agron Duka në “Euronews Albania”.

Lini një Përgjigje