TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Mars 2024, 19:38

Dënimi me dy vite burg, Braho: Beleri turpi i Sali Berishës dhe Ilir Metës, duhet të vuajë edhe për krimet e Peshkëpisë

Shkruar nga Pamfleti

Dënimi me dy vite burg, Braho: Beleri turpi i Sali Berishës dhe Ilir

Ish-deputeti Spartak Braho ka komentuar dënimin e Fredi Blerit me 2 vite burg. Ai u shpreh se Beleri duhej dënuar më shumë edhe për masakrën e Peshkëpisë. Sipas tij, Beleri është turpi i Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Beleri është dënuar pak dy vjet. Duhet të vuaj edhe krimet e Peshkëpisë. Me masakrën me dy viktima shqiptarë. Pretendon se është amnistuar. Është turpi i Sali Berishës dhe Ilir Metës që kandiduan në Himarë Belerin. Himara është shqiptare. S’mund të drejtoj Mitsotakis me të deleguarit e tij që i përgatit andej. Ai është pjesë e llumit e shërbimeve sekrete greke i përpunuar atje. Nuk është fare minoritar, është me origjinë nga Kurveleshi. Të rrijë urtë. Jo dy vjet por edhe 10 vjet janë pak për të”, tha Braho.

 

Lini një Përgjigje