
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka hedhur akuza të forta publike ndaj kompanisë Bankers Petroleum, të cilën e akuzon për zhvatjen e pasurive të nëntokës shqiptare pa paguar asnjë qindarkë tatim fitimi për më shumë se dy dekada. Në një reagim të drejtpërdrejtë dhe të ashpër, Murrizi shkruan se nga viti 2004 e deri më sot, kompania ka përfituar mes 12 deri në 15 miliardë euro, ndërkohë që shteti shqiptar ka heshtur.
“Një kompani që prej 21 vitesh ka përfituar miliarda nga pasuria e shqiptarëve dhe nuk ka paguar kokërr leku tatim fitimi! Kush derdellis ndryshe, të nxjerrë dokumentat nga Drejtoria e Tatimeve!”, shkruan Murrizi, duke ironizuar heshtjen e atyre që e justifikojnë këtë situatë me pagesa për renta, taksa lokale apo sigurime shoqërore – të cilat, sipas tij, nuk kanë lidhje me tatimin real mbi fitimin.
Më tej, Murrizi paralajmëron se kur të zbardhet dosja e plotë, publiku do të shohë emrat e ish-ministrave dhe deputetëve të PS dhe PD që kanë përfituar miliona euro nga kjo kompani, përmes “shërbimeve të ofruara”.
Postimi i plotë
Një përgjigje për të gjithë ata që janë “tredhur” nga miliona eurot e Bankers Petroleum, që ju dha “kanadezëve” të Amerikës, pastaj kaloi tek kinezët shqiptarë
Një kompani që prej 21 vitesh, pra nga viti 2004, ka përfituar 12–15 miliardë euro nga pasuria e shqiptarëve dhe nuk ka paguar kokërr leku tatim fitimi!
Kush dërdëllis apo belbëzon ndryshe, të nxjerrë nga Drejtoria e Tatimeve dokumentet për 21 vjet se sa tatim fitimi ka paguar.
Renta, taksat lokale apo sigurimet shoqërore janë tjetër gjë mor debil dhe kokrra hajdutësh, ndërsa tatim fitimi është tjetër gjë!
Do habiteni kur të zbardhet dosja e plotë dhe do shihni ish-ministra, deputetë e ish-deputetë të PS dhe PD që kanë marrë miliona euro për “shërbimet” që i kanë ofruar kësaj kompanie.
Po më habit shumë “heshtja” e Altin Dumanit, që nuk po kërkon që kjo dosje të kalojë në SPAK!
Lini një Përgjigje