TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Korrik 2025, 18:00

Nga qelia në selinë e PD, Salianji: Rama më izoloi për të shmangur përballjen në zgjedhje (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Nga qelia në selinë e PD, Salianji: Rama më izoloi për

Pak orë pas daljes nga burgu i Fierit, ku qëndroi pothuajse 10 muaj, Ervin Salianji, u shfaq në selinë e PD-së në konferencën e parë për mediat, ku u prit nga deputetja demokrate, Ina Zhupa.

Salianji e konsideroi dënimin e tij politik, ndërsa theksoi se bëra një sakrificë personale në dobi të interesit publik.

“U dënova sepse çova një trafikant në burg, që kishte mbështetje politike. Por këtu në Shqipëri ai trafikanti është njeri i mirë, ndërsa denoncuesi i keqi”, tha Salianji, duke ripërsëritur disa herë që denoncimet ishin bërë për interes public, ndërsa gjykimi i tij ishte politik.

Ai tha se doli nga burgu si çdo qytetar tjetër i Shqipërisë, pasi kishte kryer 2/3 e dënimit.

“Nuk jam i dënuar as për korrupsion dhe as për vjedhje, por për shkak se çova para drejtësisë një trafikant me mbështetje politike dhe qeveritare”, tha Salianji.

Ai theksoi se dënimi që iu dha kishte si qëllim që pushteti të mos përballej me të në zgjedhjet e 11 majit.

“Prej muajsh kam bërë burg politik. Jemi këtu me një Shqipëri që edhe me dënimin tim, nuk pati benefit, por pati regres në demokraci. Pas 35 vitesh, Shqipëria dënon për herë të parë për agjitacion e propagandë. Çova para drejtësisë një trafikant droge. Ky pushtet buron kryesisht nga këto lidhje kriminale. Kam dalë nga burgu, pasi kam kryer dënimin politik. Është sakrificë nga ana ime, e bërë për interes publik.

U dënova për kallëzim të rremë, ndërsa kallëzim nuk është bërë fare. Nuk kam pasur akuzë për vjedhje a korrupsion apo diçka tjetër, por vendimi i gjykatës thotë se kam pasur qëllim ta rrëzoj qeverinë dhe në zona ku kam dashur të rrëzoj përfaqësuesit e qeverisë në zonë, duhet të izolohesha përpara zgjedhjeve dhe të dal pas zgjedhjeve. Vullneti i një individi vendos mbi çdo institucion, normë e nen të shkruar në Kushtetutë. Pas denoncimit tim, një i dënuar për trafik droge, shkoi dhe u dorëzua në Itali për trafik të lëndëve narkotike. Denoncimi im vetëm e ka ‘zhveshur’ qeverinë”, tha Salianji.

 

Lini një Përgjigje