TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Korrik 2025, 16:07

Pas Vlorës, furtuna “Rama” mbërrin në Fier; kryeministri kërkon dorëheqjen e të gjithë drejtorëve (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Pas Vlorës, furtuna “Rama” mbërrin në Fier;
Rama në Fier

Rama ka qenë tepër kritik në takim, teksa ka kërkuar që të gjithë drejtorët të dorëzojnë në bllok dorëheqjet... 

Pas Vlorës, duket se furtuna e shkarkimeve ka përfshirë edhe Bashkinë e Fierit.

Ashtu sikundër e paralajmëroi më herët, Rama ka mbërritur pak më parë në Fier, ku ka nisur një takim me kryebashkiakun Subashi, gjithë drejtorët e bashkisë dhe deputetët e zonës.

E pranishme është dhe drejtuesja politike e qarkut Belinda Balluku. Po ashtu është prezent dhe ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku.

Sipas burimeve, Rama ka qenë tepër kritik në takim, teksa ka kërkuar që të gjithë drejtorët të dorëzojnë në bllok dorëheqjet.

Të gjithë drejtuesit e drejtorive rajonale në Fier, dy nënkryetarë dhe drejtues të departamenteve të bashkisë u është kërkuar dorëheqja, ndërsa mësohet se vala e shkarkimeve do t'i përfshijë të gjithë pa përjashtim.

Gjithashtu mësohet se kryeministri Rama ka folur me tone të ashpra për zaptimin e hapësirave publike, pastërtinë e qytetit dhe mosrespektimin e qytetarëve. "Ata na kanë vlerësuar me votë, ndaj ky besim do përkthyer në respekt ndaj tyre", ka thënë ai.

Më herët, kryeministri Edi Rama tha se është domosdoshmëri vetëpastrimi i strukturës në bashkitë Fier dhe Durrës, aty ku do të zhvillojë takime pasdite.

Ai theksoi se duhen sy të freskët, përpjekje e shtuar dhe një hov i ri për mijëra qytetarë që i mbështetën në 11 maj.

Sot pasdite jemi në Fier dhe pastaj në Durrës, ku do të vazhdojmë të njëjtën përpjekje. Një vetëpastrim dhe vetëqetësim i brendshëm i strukturës. Domosdoshmëri pas një periudhe të gjatë qëndrimi në të njëjtat pozicione të të njëjtëve njerëz, por edhe si rrjedhojë e domosdoshmërisë për ta parë realitetin e qyteteve tona të mëdha një realitet në transformim të vazhdueshëm.

Duhen sy të freskët, duhet një përpjekje shtuar, një hov i ri, sepse 12 mandate në Fier, janë histori, e shkruar nga dhjetëra mijëra mbështes tanë në zonë, diasporë, që kërkon të vazhdojë të shkruhet si një kapitull i ri, që kanë nevojë për më shumë cilësi jete”, tha Rama gjatë një komunikimi në Facebook.

Lini një Përgjigje