TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Korrik 2025, 09:39

Dorëheqjet në Bashki, Rama: Proces i domosdoshëm, duhet energji e re

Shkruar nga Pamfleti

Dorëheqjet në Bashki, Rama: Proces i domosdoshëm, duhet energji e

Në rubrikën ‘Sy m’sy’, të cilës iu rikthye mëngjesin e së hënës, duke komentuar aksionin për lirimin e hapësirave publike, nga ata që i cilësoi si zaptues, Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe dorëheqjet në Bashkitë e vendit, të cilat i kërkoi në mënyrë ultimative.

Rama i cilësoi ato si një domosdoshmëri për të rigjallëruar administratën vendore dhe për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve.

Në vijim ai tha se tashmë është hapur një proces për përfshirjen e të rinjve që duan të kandidojnë për pozicione drejtuese në bashki, duke e parë këtë si një hap për të sjellë energji të re dhe profesionalizëm në administratën vendore.

“Dorëheqjen e drejtorëve janë një domosdoshmëri për t’i dhënë një impuls bashki dhe shkundur mekanizmat e topitura dhe adresuar problematikat që nuk lidhen me buxhetin por me përkushtimin, Vlora është shembulli konkret. Është hapur një proces për të ftuar të rinjtë për të kandiduar të jenë drejtuesit e ri të Bashkisë Vlorë”, tha Rama.

 

Lini një Përgjigje