TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Korrik 2025, 08:44

Rama: Në Tiranë kemi situatë të jashtëzakonshme, po mbushim boshllëkun e Kryebashkiakut me deputetët

Shkruar nga Pamfleti

Rama: Në Tiranë kemi situatë të jashtëzakonshme, po

Në kushtet kur në Tiranë kemi një situatë jo të jashtëzakonshme, pasi mungon drejtimi për një kohë jo të shkurtër, kemi riorganizuar tërësisht veten, duke vendosur deputetët në një pozicion edhe më kërkues, për të ndjekur problemet në territor

Kryeministri Edi Rama i është rikthyer mëngjesin e së hënës rubrikës ‘Sy m’sy’, duke u ndalur te aksioni për lirimin e hapësirave publike.

Rama është ndalur veçanërisht në Tiranë, ku prej muajit shkurt për shkak të arrestimit të Erion Veliajt nga SPAK, kryeqyteti drejtohet nga një kryebashkiake e komanduar. Kjo situatë, sipas Ramës, është e jashtëzakonshme. Por Kryeministri ka pohuar se këtë boshllëk po e plotëson me angazhimin e deputetëve në terren.

Një komentues e pyeti Ramën sepse aksioni nuk u zhvillua para 11 majit, ndërsa Kryeministri tha se për herë të parë kryesonte skuadrën elektorale të Tiranës, çka konstatoi transformimet e mëdha që ka pësuar territori në mënyrë positive, por edhe ato negative, në aspektin e ekspansionit, të zgjerimit të kufijve nga bizneset në hapësirat publike.

“Shkela në territore që kisha kohë që nuk kaloja. Ne nuk kemi ndenjur rehat, por pak ditë pas përfundimit të zgjedhjeve që shënuan një rekord absolut, që janë një përgjegjësi shumë e madhe, kemi diskutuar për t’u rikthyer në territor, për të parë se çfarë shqetësimesh ka komuniteti. Në këtë kuadër, deputetët e PS-së kanë qenë në territor në mënyrë të vazhdueshme në Tiranë, Vlorë, Durrës dhe disa qytete të mëdha të vendit për tu ritakuar me komunitetin.

Në kushtet kur në Tiranë kemi një situatë jo të jashtëzakonshme, pasi mungon drejtimi për një kohë jo të shkurtër, kemi riorganizuar tërësisht veten, duke vendosur deputetët në një pozicion edhe më kërkues, për të ndjekur problemet në territor”, tha Rama.

Sipas tij, një nga kërkesat e vazhdueshme të komunitetit ka qenë çlirimi i hapësirave publike.

“Po e nis aty ku kapen një pjesë e kritikëve pse tani, po e nis me Ksenofonin që thotë pse tani dhe jo atëherë, në zgedhje. Në këto zgjedhje isha pjesë e skuadrës së Tiranës në këto zgjedhje, për herë të parë, ndryshe nga zgjedhjet e tjera. Dhe kam pasur një seri të gjatëe takimesh në Tiranë, kam mundur të shoh e kaloj territore të ndryshme të Tiranës që s’i kisha parë prej kohësh.

Dhe kam vënë re dy gjëra që më kanë bërë përshtypje, e para ndryshimet e mëdha të rëndësishme që ka pësuar Tirana, që në kohët e mëparshme ishin shumë larg parametrave edhe më të thjeshtë të urbanizimit dhe negative, të një ekspasioni, të kufijve, të hapësirave publike, që e kam dëgjuar në mënyrë të përsëritur edhe nga qytetartë eTiranës. Kjo ishte edhe baza e një shqetësimi.

Siç e keni vënë re, pak ditë pas atij rezultati që ishte i jashtëzakonshëm, rekord absolut, që vjen me përgjegjësi shumë të madhe, na bëri të kthehemi në territore, se çfarë shqetësime ka komuniteti, në ato që kemi dëgjuar pak. Kështu që deputetët e PS kanë qenë në mënyrë të vazhdueshme në terren, në Tiranë, Vlorë, ku kam qeë edhe vetë, Durrës, për t’u ritakuar me komunitetin.

Në kushtet që kemi pasur në Tiranë një situatë jo të zakonshme praktikisht, pasi i mungon drejtimi jo për një kohë të shkurtër, për më tepër për një kryeqytet”, tha Rama.

 

 

Lini një Përgjigje