
Deputeti i PS Rrahman Rraja dorëzoi këtë të shtunë mandatin e deputetit, pas dhunës shtazarake nga fisi Rraja kundrejt 2 personave në Krujë, ku protagonist në video ishte djali i tij Rexhep Rraja i cili u shpall në kërkim 24 orë pas ngjarjes së shëmtuar.
Arkend Balla pritet të ulet në karrigen e deputetit, sipas listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 2021.
Nëse do të pranojë mandatin, Arkend Balla do të jetë deputeti i socialistëve në parlament.
Sherri ka ndodhur për një gurore, në pronësi të fisit Rraja. Anëtarë të fisit Maja janë ankuar dhe kanë denoncuar në polici për tronditjet që u japin shpërthimet dhe dëme në banesa. Kjo ka sjellë dhe “hakmarrjen” e Rrajave duke i dhunuar me shkopinj bejzbolli Bilbil Maja dhe Jashar Maja.
Në videon e publikuar nga momenti i ngjarjes, dy personat e dhunuar nga Rexhep Rraja dhe persona të tjerë, shihen të ulur në lokal duke pirë kafe në një lokal në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë. Janë të paktën 10 persona që sulmojnë dy “shënjestrat” duke i sharë dhe rënë pa pushim me shkopinj në trup e kokë.
Lini një Përgjigje