TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Korrik 2023, 12:46

A janë Rrajat 1 nga 20 familjet kriminale dhe cilit nga 4 Klanet Mafioze i përket?!

Shkruar nga Sokol Pepushaj
A janë Rrajat 1 nga 20 familjet kriminale dhe cilit nga 4 Klanet Mafioze i
Rrahman Rraja

Altin Dumani, në pozicionin e pamundësive për përkrahje ndaj krimit, ngjan më shumë me një palaço cirku, se sa me një ushtar që “gavetën” e mbush plot dollarë në taksat e shqiptarëve...

Edi Rama, sidomos pas shfaqjes së vështirë me agjentin e FBI-së McGonigal, ngjan si aktori kryesor në tragjedinë e krimit, ku edhe gardianët e ligjit e të drejtësisë, luajnë role krah tij.

Altin Dumani, në pozicionin e pamundësive për përkrahje ndaj krimit, ngjan më shumë me një palaço cirku, se sa me një ushtar që “gavetën” e mbush plot dollarë në taksat e shqiptarëve.

Nuk i këndon zorra këtij si 95 për qind të shqiptarëve, por i rritet oreksi të ndezë drita nëpër errësirë të interesave kriminale, aspak më pak se paraardhësit e tij.

Përballë fisit Rraja, dhe familjve të tjera kriminale, janë të pandjeshëm edhe Babloku, edhe Sali Berisha e Ilir Meta, sa kohë që Rrahman Rraja është deputet që prodhon ligje për ata që duhen rrahur, shfrytëzuar dhe dhunuar.

Heshtja e Bablokut përballë skandalit të fundit është e justifikuar, sa kohë të tërë presin një ngjarje tjetër të madhe, sa të harrohet kjo e Rrahmanët e Parlamentit të vazhdojnë të qetë.

Se ka Rrahmana, ka edhe Altin Dumana.

Shkëmbimi i vlerave ka humbur pikë jo vetëm përballë joshjes, por edhe frikës, sa nga qeveria, po aq edhe nga mafia që fatmirëshisht kohët e fundit është ca si azmatike nën presionin e shoqërisë që i njeh me emra konkret kapot e 4 Klaneve mafioze.

Po nga u vjen “sëmundja” stinore banditëve?

Kurrsesi nga SPAK-u, pasi drejtësia i ngjan kovidit, zë më të dobëtit, ndonjë ish ministër që ja ka prishur shefit, ndonjë zyrtar apo biznesmen që i ka pikuar çatia nga pakujdesia, por jo mafien e vërtetë.

Ja nongratat, ani pse janë pjesë të familjeve mafioze sa edhe blejnë vota publikisht, nuk preken.  

Nuk ngacmohen, pasi rrotat e krimit vajisen e vënë në lëvizje makinën shtypëse të pushtetit, që fatkeqësisht ka disa timonë. Marshet i ndërrojnë me radhë Berisha, Meta, Rama e Lali Eri, pra kuptueshëm Klanet Mafioze.

Ec e ndale këtë rrangallë?!

Ndonjë guralec nën rrota konsiderohen Fatmir Mediu, Shkëlzeni, Olsi, Olta, apo fisi Rraja, që i hanë duart të torturojnë njerëz të pafajshëm publikisht.

Edhe spektaklet e arrestimeve të detyrueshme, u ngjajnë fishekzjarreve kineze që shumë shumë, dëmtojnë ndonjë gisht apo bulë veshi, sa kohë Parlamenti është plot spiunë të markës Ilir Meta, pasanikë dhe kriminelë të prerjeve Rrahman Rraja që as Babloku nuk ka guxim t’ja zërë emrin me gojë.

Fisi i dhunshëm Rraja është një copëz sistem.

Është pak qeverisje, pak opozitë e shumë padrejtësi. Është njëri nga antarët e 20 familjeve kriminale që kanë në komandë 4 kryetar mafioz që ruajnë klanet e tyre. Ata zihen mes vedi dhe e hanë të varfrit?

Është koha t’i kthehemi vëmëndjes së ambasadorit Donald Lu dhe t’i lakojmë me emra katër kapot që askush as media, as politika, as SPAK-u nuk i ngacmojnë.

T’i lësh në dorë Arben Krajës me vilë në Gji të Lalzit çekiçin e drejtësisë, është aspak më pak gjyhah se të tentosh të shërosh një të verbër duke i vënë syze dielli.

Pra, përmbi logjikën e thepisur, artistët mafioz performojnë nëpër litarët e mashtrimit tërhiq e mos këput ndërkohë që ne nuk mund të bëjmë më shumë se t’ju pyesim: A është fisi Rraja 1 nga antarët e 20 familjeve kriminale dhe cilit nga 4 Klanet Mafioze i përket?!/Pamfleti

rrahman rraja 20 familjet kriminale 4 klanet mafioze

Lini një Përgjigje