
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku e ka quajtur humbje kohe për Shqipërinë angazhimin në nismën Ballkani i Hapur.
Në një reagim të bërë në rrjetin e saj social “FacebooK”, ajo nuk i kurse akuzat për kryeministrin Edi Rama, sa i takon mbylljes së nismës Ballkani i Hapur. Tabaku tha se për shkak të kësaj nisme Shqipëria ka humbur shumë projekte të cilat vinin nga procesi i Berlinit.
Ajo shtoi gjithashtu se ‘Open Balkan’ nuk i shërbeu në asnjë lloj forme Shqipërisë, as bizneseve dhe as qytetarëve.
“Ballkani i Hapur, ashtu siç u hap, u mbyll po në Tiranë. Duke prodhuar në fund të ditës vetëm; Debat; Polemika; Kundërshti. Edhe përpjekje diplomatike, energji dhe konsum Për ta mbrojtur atë. Rezultati? Vetëm 100 postime në Facebook Asnjë ndryshim real. As në jetën e biznesit. As të qytetarëve. As nxitje tregtie në rajon. Por as afri më shumë mes vendeve tona. Kush duhet të kishte qenë zgjidhja? Qeveria shqiptare duhet të kishte përdorur dhe shfrytëzuar në maksimum Procesin e Berlinit Që nga samiti i Poznan, qeveria shqiptare dështoi të paraqiste projekte; në infrastrukturë, në energji, në digjitalizim, në procese që e ndihmonin këtë treg. Për tu zmadhuar, për tu zhvilluar.
Njëkohësisht, për të lëvizur nga paradhoma e përjetshme e integrimit. Por, qe një mundësi e jashtëzakonshme për të zgjidhur. Mosmarrëveshjet tona rajonale, si ajo mes Kosovës dhe Serbisë. Në këtë platformë, si një mundësi e artë. Për t’i anashkaluar këto çështje të debatit hap pas hapi. Unë besoj që kjo është e ardhmja për Shqipërinë. Kjo është e ardhmja për rajonin. Ecja drejt procesit të integrimit, me hapa të qartë dhe të sigurtë me rezultate konkrete. Duke afruar tregun tonë, diplomat, universitetet edhe duke përfituar nga fondet. Besoj që procesi i Berlinit është platforma e duhur”, tha Tabaku në reagimin e saj.
Lini një Përgjigje