TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Nëntor 2024, 12:44

Dita e Flamurit në Vlorë, Kurti përqafohet me presidentin Begajn; Rama i jep vetëm dorën nga distanca

Shkruar nga Pamfleti
Dita e Flamurit në Vlorë, Kurti përqafohet me presidentin Begajn;
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot po qëndron në Vlorë ku ka marrë pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit me rastin e 112 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Atje Kurti është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidentin Bajram Begaj.

Dita e Flamurit në Vlorë, Kurti përqafohet me presidentin Begajn;

Në një video Kurti shihet duke u përqafuar ngrohtë me Begajn, por jo njëjtë edhe me Ramën.

Dita e Flamurit në Vlorë, Kurti përqafohet me presidentin Begajn;

Kurti e Rama ftohën raportet mes tyre pas anulimit të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive vitin e kaluar.Takimi mes tyre mori dhe vëmendje të shtuar për shkak të krisjes së marrëdhënieve mes dy liderëve kohët e fundit.

28 Nëntori, u përkujtua këtë vit me një ceremoni shtetërore në qytetin historik të Vlorës, ku u ngrit simbolikisht Flamuri Kombëtar, duke nderuar ngjarjen e rëndësishme të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912.

Në ceremoninë e mbajtur në Vlorë ishin të pranishëm edhe kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali, kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha,dhe prefekti i Vlorës, Kristaq Kiço.

Zyrtarët e lartë të shtetit vendosën kurora me lule pranë Monumentit të Pavarësisë në Sheshin e Flamurit.

Në 112-vjetorin e pavarësisë, Vlora është veshur kuq e zi dhe qindra qytetarë, mes tyre shumë të ardhur nga Kosova, janë bërë pjesë e festës me veshje kombëtare.

Festime do të mbahen edhe në Tiranë e qytete të tjera të vendit. Në kryeqytet pritet të mbahet për herë të dytë Parada e Shqiptarëve, ku do të bëhen bashkë shqiptarë nga diaspora dhe vendet e rajonit.

albin kurti

Lini një Përgjigje