TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Maj 2025, 11:11

Dita e Dëshmorëve, Presidenti Begaj homazhe në varreza: Përulemi para sakrificës së tyre

Shkruar nga Pamfleti

Dita e Dëshmorëve, Presidenti Begaj homazhe në varreza:

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kreu sot homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit dhe vendosi një kurorë me lule pranë Monumentit “Nënë Shqipëri”.

Kreu i Shtetit nderoi veprën e tyre sublime për atdheun, ndërsa përcolli një mesazh të veçantë për të rinjtë.

“Më 5 Maj, Ditën e Dëshmorëve, përulemi para guximit dhe sakrificës së atyre që dhanë gjithçka për çlirimin e Shqipërisë. Vlerat e tyre, trimëria dhe përkushtimi ndaj lirisë janë trashëgimi e shenjtë. Ne e kemi për detyrë t’i përcjellim brezit të ri këtë flakë atdhedashurie, duke nderuar përjetësisht kujtimin e tyre”, u shpreh Presidenti i Republikës, në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Lini një Përgjigje