Kreu i PD, Sali Berisha u paraqit sot në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitjeje për aferën Partizani, i shoqëruar vetëm nga një grusht militantësh.
Pas daljes nga SPAK, kreu i demokratëve sulmoi Altin Dumanin, të cilin e quajti shërbëtor të Edi Ramës.
“Para se të paraqes para shqiptarëve një provë tronditëse që zbulon fytyrën e shëmtuar kriminale të eksponentëve të kësaj drejtësie të Edi Ramës, unë dua të informoj se lashë këtë shënim në zyrat e Skapit të partisë. Amnisti elektorale është krim i shëmtuar antikushtetues i Altin Dumanit, shërbëtorit të Edi Ramës, i cili në fakt ndaj dhe kërkon që të shndërrojë kushtetutën në Duman-Kushtetutë. Kurrë”, tha Berisha, duke zbuluar shënimin që kishte lënë në SPAK.
Berisha sot kishte rezervuar të tjera sulme edhe për gjyqtaren e hetimit paraprak Irena Gjoka, për të cilën publikoi një dokument në bazë të të cilit pretendon se gjyqtarja e Posaçme ka fshehur një dënim në Greqi në vitin 2005 për falsifikim dokumentesh. Madje, Berisha sulmoi edhe Departamentin Amerikan, duke thënë se dokumentin e dënimit ishte fshehur edhe nga administrata Biden pasi hidhte në erë reformën në drejtësi.
Lini një Përgjigje