
Pas tensioneve dhe përplasjeve mes deputetëve, seanca e sotme parlamentare është mbyllur. Ishte kryetarja Lindita Nikolla që pas 45 minutash njoftoi se seanca mbyllet.
Pas tensioneve dhe përplasjeve mes deputetëve, seanca e sotme parlamentare është mbyllur. Ishte kryetarja Lindita Nikolla që pas 45 minutash njoftoi se seanca mbyllet.

Që në nisje të saj pati tensione. Deputetët e opozitës, ashtu sikundër e kishin paralajmëruar bllokuan foltoren. Nikolla vendosi që tu japë fjalën deputetëve të mazhorancës, të cilët nisën të flasin nga vendi, por dhe kjo ishte e pamundur.

I pari që mori fjalën ishte Vullnet Sina, por kjo solli një përplasje fizike mes tij dhe demokratit Bledion Nallbati. Ky i fundit tentoi t’i hiqte mikrofonin dhe pati përplasje fizike. Më pas e morën fjalën deputetët e tjerë, por Flamur Noka ishte ai i cili u hiqte mikrofonët.
Në disa raste ndërhyri Garda por ishte e pamundur. Seanca u ndërpre disa herë, por sërish vijonte e njëjta situatë. Pas 45 minutash, Lindita Nikolla ndërpreu seancën.
Pas mbylljes së seancës së sotme, ish kryeministri Sali Berisha foli për mediat jashtë Kuvendit. Ai deklaroi se opozita po bën betejën e saj në emër të qytetarëve, teksa akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka vendosur një piramid kriminale në pushtet. Ai u shpreh i bindur që të vazhdojë këtë aksion, teksa shtoi se kjo është një betejë pa kthim.
“Me akte të turpshme antiligjore po cenohet jeta parlamentare. opozita po bën një betejë në emër të qytetarëve, në të cilën kërkon rivendosjen e të drejtave kushtetuese të deputetëve të opozitës në parlament.
Edi Rama ka anuluar dhe pezulluar komisionet parlamentare, pas ai vetë është flamuri i zi i korrupsionit në vend. Ai favorizon dhe pasuron anëtarët e familjes së tij. Ai është personi për të cilin OSBE deklaroi se ka të fshehura 200 milionë euro në banka off-shore.

Kjo betejë është pa kthim. Nuk vazhdohet më tutje. Carlo Bollino ju mashtron, merr tezat nga Edi Rama. Unë nuk po përdor parlamentin. Parlamentin e kam përdorur gjithmonë për qytetarët. Ai ka rrëmbyer 5 mijë metra katrorë për të ndërtuar me Edi Ramën pallatin", tha ai.

Lini një Përgjigje