TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Korrik 2023, 07:50

“Dhuna në Fushë Krujë nuk mund të kalojë me rrokadë emrash”, Basha: Vetingu i politikanëve pastron parlamentin nga krimiminelët

Shkruar nga Pamfleti

“Dhuna në Fushë Krujë nuk mund të kalojë me

Kandidati për kreun e ri të PD, Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë për ngjarjen e rëndë të ndodhur tre ditë më parë në Fushë Krujë, ku anëtarët e fisit Rraja dhunuan barbarisht dy kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja, çka solli dhe shkarkimin e Minsitrit të Brendshëm, Bledi Çuçi. Ndërsa në vend të tij është emëruar Taulant Balla.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Basha shkruan se ngjarja e Fushë Krujës nuk duhet të kalojë vetëm me rokadë emrash, dhe se Shqipëria e ka emergjencë ndarjen nga krimi njëherë e mirë. Ish-kryedemokrati thekson gjithashtu se të pushtetshmit e Edi Ramës dhunojnë me arrogancë qytetarët, familjet, bizneset, gazetarët dhe opozitarët çdo ditë.

Sipas Bashës, lufta kundër korrupsionit dhe vetingu i politikanëve mund të pastrojë parlamentin nga krimiminelët.

"Ngjarja e Fushë Krujës nuk mund të kalojë thjesht dhe vetëm me rrokadë emrash. Ajo nuk është një rast i izoluar, të tilla ka përditë, ku me arrogancë të pushtetshmit e Edi Ramës dhunojnë qytetarët, familjet, bizneset, gazetarët dhe opozitarët. Por dhunuesi më i madh prej vitesh është vetë qeveria e ndërtuar mbi lidhjet e saj me krimin i cili sot e kontrollon kokë e këmbë.

Për sa kohë Edi Rama, njeriu që përfaqëson, lidh dhe mbron interesat e krimit dhe oligarkisë do ta drejtojë qeverinë, ngjarje të tilla do të vijojnë të jenë të përditshme, pjesa më e madhe fatkeqësisht jashtë vëmendjes mediatike. Largimi i Çuçit dhe ardhja e Ballës nuk ndryshon asgjë veç rradhës së mbrojtjes së interesave të klaneve dhe grupeve kriminale.

Shqipëria nuk mund të vazhdojë të mbetet në duart e klaneve kriminale. Prandaj është jetike ndarja e politikës nga krimi, lufta kundër korrupsionit dhe vetingu i politikanëve. Vetëm kështu parlamenti dhe qeverisja do të pastrohen dhe kthehen në shërbim dhe jo dhunim të qytetarëve.", shkruan Basha.

basha fushe kruje vetingu i politikaneve

Lini një Përgjigje