TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Korrik 2023, 22:30

Pas shkarkimit të Çuçit, Rama fokusohet te NATO: Do të rrisim buxhetin për ushtrinë

Shkruar nga Pamfleti
Pas shkarkimit të Çuçit, Rama fokusohet te NATO: Do të
Edi Rama

Pasi shkarkoi me një postim në Twitter Bledar Çuçin nga posti i ministrit të Brendshëm, Rama është fokusuar te ushtria.

Ai njoftoi sot se Shqipëria do të rikonfirmojë përkushtimin e palëkundur ndaj NATO-s në samitin e Vilnusit për sigurinë e aleatëve tanë në krahun lindor, luftën e drejtë të popullit ukrainas dhe vetë nevojën për stabilitet dhe fokus në Ballkanin Perëndimor.

Rama thotë se Shqipëria ka rritur shpenzimet e mbrojtjes nga 1.35% në 1.76% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, por në këto momente nevojitet më shumë. Ai thotë se ka ngarkuar Ministrinë e Mbrojtjes që të arrijë objektivin prej 2% deri në vitin 2024.

Në Vilnius, Shqipëria do të paraqesë vullnetin e saj për t’u angazhuar më tej. Ne gjithashtu do të njoftojmë se, nëse është e nevojshme, Shqipëria është e gatshme të angazhojë trupa shtesë për të forcuar praninë përpara të NATO-s”, shkruan Rama.

 

rama cuci nato

Lini një Përgjigje