
Bledi Çuçi ka reaguar pas shkarkimit nga posti i ministrit të Brendshëm. Sot kryeministri Rama njoftoi largimin e tij, ndërsa do të zëvendësohet nga Taulant Balla. Në rrjetet sociale, Çuçi shprehet se ka punur me integritet në këtë post që ju besua gati 2 vite e gjysmë më parë.
“Falënderoj kryeministrin Rama për besimin dhe mbështetjen që më ka dhënë këto dy vite e gjysmë në detyrën e vështirë të Ministrit të Brendshëm. Për mua ka qenë nder dhe përgjegjësi e madhe të ushtroja këtë funksion të lartë publik dhe shumë të rëndësishëm.
Prej ditës së parë kur e mora atë detyrë e deri më sot kam punuar e shërbyer me integritet dhe bashkë me skuadrën e Ministrisë së Brendshme kemi adresuar shumë sfida që lidhen me sigurinë, rendin publik, emigracionin, gjendjen civile dhe pushtetin vendor.
Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë ata që ishin krah meje në këtë rrugëtim sfidues.
Suksese Taulantit në sfidën e re, për të vijuar me reformat transformuese në këtë ministri e veçanërisht në Policinë e Shtetit”, shkruan Çuçi.
Lini një Përgjigje