
Ndryshimet sot në Ministrinë e Brendshme kanë sjellë reagime në radhët e opozitës. Edi Rama shkarkoi Bledi Çuçin dhe në vend të tij do të emërohet Taulant Balla.
Por emri i këtij të fundit ka sjellë pakënaqësi në opozitë. Balla është akuzuar shpesh për kontakte me persona me rekorde kriminale dhe këtu është kapur edhe kreu i grupit të PD, Gazmet Bardhi, sipas tij, Rama me emërimin e tij po forcon lidhjet e qeverisë me krimin.
“Botërisht dihet që Ministrat e Brendshëm emërohen për të luftuar krimin e organizuar. Vetëm në Qeverinë e Edi Ramës ndodh që emërohen për të forcuar dhe konsoliduar lidhjet mes krimit të organizuar dhe qeverisjes!
Akti i sotëm i Edi Ramës është shumëfish më i rëndë sesa vetë ngjarja që solli shkarkimin e merituar të ish Ministrit Çuçi! Dorëzimi i Ministrisë së Brendshme në duart e krimit të organizuar është kapitullim i shtetit”, shkruan Bardhi.
Lini një Përgjigje