TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Korrik 2023, 17:08

Rraja hoqi dorë nga mandati pas skandalit në Krujë, reagon Çollaku: Në një vend normal dorëhiqet kryeministri

Shkruar nga Pamfleti

Rraja hoqi dorë nga mandati pas skandalit në Krujë, reagon

Deputeti i Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku, ka reaguar pas deklaratës së Rrahman Rrajës, dorëzoi mandatin e deputetit pas dhunës së fisit të tij për guroren.

Ai shprehet se dorëheqja e Rrajës nuk zgjidh asgjë pasi sipas tij situata zgjidhet me largimin e krijuesit të këtij modeli të politikës, duke ju referuar kryeministrit Rama.

“Në fakt deputeti Rraja është viktimë e modelit te Rilindjes qe prej 2013. Dorëheqja e deputetit Rraja si baba i lënduar nuk rehabiliton përgjegjësinë politike te kryeministrit Rama si krijues dhe mbështetës i këtij modeli i politikes se lidhur me banda te krimit.

Dorëheqja e deputetit nuk zgjidh asgjë, pasi situata zgjidhet me dorëheqjen ose largimin e krijuesit te këtij modeli.
Në një vend normal pas këtij skandali dorëhiqet Kryeministri.. dhe nuk është fundi i botës, por fillimi i normalitetit”, shkroi Çollaku.

collaku deputeti reagim rrahman rraja

Lini një Përgjigje