TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Korrik 2023, 10:20

Dhuna barbare në Krujë, Balla flet si ministër: Arrestoni vëllezërit dhe djalin e ish-deputetit Rrahman Rraja

Shkruar nga Pamfleti

Dhuna barbare në Krujë, Balla flet si ministër: Arrestoni

Taulant Balla ka mbledhur ditën e sotme drejtuesit e ministrisë dhe strukturave të varësisë për të komunikuar prioritetet e detyrës së tij si ministër i Brendshëm.

Gjatë fjalës së tij në takim teksa komentonte prioritetet e detyrës së tij, Balla ka kërkuar arrestimin e vëllezërve dhe djalit të ish-deputetit socialist Rrahman Rraja për dhunën barbare në Krujë.

Balla është shprehur se ajo skenë nuk duhet që të ndodhë më, ndërkohë që theksoi se policia nuk mund të bëhet krah me të fortin dhe të godasin të qytetarët.  

"I kam kërkuar që drejtuesve që të arrestohen vëllai dhe djali i ish-deputetit Rraja. Ajo skenë në Fushë Krujë nuk duhet që të përsëritet më. Shkaqet e atij dështimi janë ende aty, sot kanë marrë detyrën drejtuesit e rinj. Qytetarët janë arsyeja se përse ekziston policia. Polica nuk mund të bëhet krah me të fortin dhe të dënojë të dobtin. Në çdo komunitet, duhet të ketë poli të fortë", tha Balla.

 

kruje dhune minister balla

Lini një Përgjigje