TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Korrik 2023, 08:48

Kurti refuzoi ftesën e Ramës për takimin e liderëve të rajonit, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës zbulon arsyen

Shkruar nga Pamfleti
Kurti refuzoi ftesën e Ramës për takimin e liderëve të
Edi Rama dhe Albin Kurti

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, njoftoi se kryeministri Albin Kurti nuk do t’i shkojë në takim të hënën homologut të tij të Shqipërisë, Edi Rama, në kuadër të takimit me liderët e Ballkanit Perëndimorë.

Kryeziu shkroi në Facebook se Kurti ka marrë ftesë nga Rama një javë më parë për një drekë joformale me Komisionerin Evropian, Oliver Varhelyi, ku janë të ftuar edhe kryetarë të tjerë të Ballkanit Perëndimor, por sipas tij, Kurti muaj më parë ka konfirmuar pjesëmarrjen në një konferencë tjetër në Greqi.

“Para një jave Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është ftuar nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama për një drekë joformale me Komisionerin Evropian Oliver Varhelyi në Tiranë e ku janë ftuar të marrin pjesë edhe kryeministrat e tjerë të Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Kurti e ka njoftuar Kryeministrin Rama që nuk do të mund të shkojë kësaj radhe meqë muaj më parë e ka konfirmuar pjesëmarrjen në një konferencë në Kretë të Greqisë e ku paneli për Ballkanin Perëndimor është saktësisht në ditën e njëjtë e në kohën e njëjtë”, ka shkruar ai.

Kryeziu shtoi se Kurti do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë, më 16 tetor të këtij viti.

Ndërkohë, kur Rama erdhi në Kosovë ditë më parë, kryeministri Kurti s’e takoi me arsyetimin që takimi duhej të mbahej në kuadër të mbledhjes së dy qeverive.

 

Lini një Përgjigje