
Deputeti Luan Baçi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, pas arrestimit të Jamarbër Malltezit dhe masën “detyrim paraqitje” për ish-kryeministrin Sali Berisha në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.
Në një intervistë për Faxnews, Baçi tha se kjo është një goditje për PD dhe vetë opozitën. Ndërkohë, ai hodhi akuza ndaj SPAK, që sipas tij është në duart e Ramës.
“Rama kërkon të shpëtojë nga ajo që ai ka bërë gjatë kësaj kohe. Kjo ëshët goditje për kryetarin e PD, e opozitës. Do ketë një motivim me tepër për demokratët për të parë së çfarë po bën Rama në këtë vend. SPAK është në dorën e Ramës. Veprimet e tyre janë në sinkron. Pse sulmi është pikërisht te zoti Malltezi. Ne s’duhet të harropjmë sulmet ndaj Berishës, kanë nisur shpejt, goditje edhe nga paterica, mercenari i Ramës Lulzim Basha në shtator. Mos të harrojmë sulmin fizik që iu bë ish kryeministrit Berisha”, tha Baçi ndër të tjera.
Lini një Përgjigje