Nënkryetari demokrat, Luçiano Boçi përmes një postimi në Facebook ka reaguar për akuzat që SPAK ka ngritur ndaj ish kryeminsitrit Sali Berisha.
Boçi thotë se SPAK supozon pa asnjë fakt konkret ndaj Berishës si kryeministër për shpejtimin e procedurave të privatizimit të Klubit Partizani.
"SPAK, ndër akuzat qesharake të fantazuara ndaj Sali Berishës, supozon pa asnjë fakt konkret se ai ka ushtruar presion ne pozicionin e kryeministrit për shpejtimin e procedurave të privatizimit të Klubit Partizani.
Ky supozim gjithmonë supozim, pa fakte, është shndërruar në akuzë!!!!????
E çuditshme!
Po vetë SPAK që ka qenë nën presion permanent nga RAMA në funksionin e kryeministrit.
Me fakte, deklarata kudo madje dhe ne Asamblenë e PS.
SPAK me logjikën e tij “të shëndoshë”, jo me supozime, por me fakte duhet të arrestojë për presion për shkak të detyrës EDVIN RAMËN.
E jo mqs ky i bën presion hapur të ngrejë akuza false për presion të supozuar.
Mjafton ky fakt i thjeshtë për të rrëzuar akuzat e SPAK.
Për të mos folur për trafikun e interesave e favorizimet që Rama i ka bërë me ligje të posaçme e pa ligje!", shkruan ai.
Më shumë se 5,4 milionë euro ka përfituar Jamarbër Malltezi nga privatizimi i ish-kompleksit sportiv “Partizani”, në kohën kur kryeministër ishte Sali Berisha. Prokuroria e Posaçme zbardhi akuzat konkrete që rëndojnë ndaj ish-kryeministrit dhe dhëndrit të tij.
Përmes një njoftimi për mediat, SPAK sqaron se Berisha akuzohet për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me Malltezin. Sipas SPAK, në kohën kur Berisha ka qenë kryeministër, janë kryer veprime konkrete dhe aktive, në miratim ligjesh apo aktesh nënligjore, me qëllim përshtatjen e tyre sipas nevojave që paraqiteshin për pesë familjet pronare, ku fitues i drejtpërdrejtë ndër të tjerë, rezultonte të ishte bashkëshorti i vajzës së tij.
Lini një Përgjigje