
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka tha se dosja e SPKA dhe dëshmitë e dhëna për çështjen e “Klubit Partizanti”, janë qesharake.
I ftuar në emisionin “Rewieë” në Euronews Albania Noka tha se dëshmitë kundër Jamarbër Malltezit janë qesharake e se edhe Enver Hoxha ngrinte akuza me bazë ligjore, ndërsa shtoi se Malltezit nuk po i lejiohet të zhvilloje pronën e tij ligjore vetëm sepse është dhëndër i Sali Berishës.
“Edhe Enver Hoxha, kur ngrite një akuzë kishte një bazë ligjore. Aty një studentë i vitit të parë juridik do qeshë e do qajë me ato dokrra. Aty ka vetë militantizëm dhe mllef urrejtje. thotë ti Jamarbër Malltezi je dhëndër i Sali Berishës, nuk mund të zhvillosh pronën tënde sa të jesh gjallë, ti duhet të vdisje për bukë. Kaq është domethënia e saj. Lejen e ka dhënë Rama, jo Berisha”, tha Flamur Noka.
Lini një Përgjigje