TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Tetor 2023, 10:30

Akuzat ndaj Berishës për ish-kompleksin “Partizani”, Bozdo: Skenar politik i SPAK për të devijuar vëmendjen nga skandalet e Ramës!

Shkruar nga Pamfleti
Akuzat ndaj Berishës për ish-kompleksin “Partizani”,
Eno Bozdo

Për anëtarin e Kryesisë së PD-së të njohur edhe si grupimi i Rithemelimit, Eno Bozdo akuzat e ngritura nga Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrrit të tij, Jamarbër Malltezi për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”, janë akuza qesharake.

Bozdo tha kemi të bëjmë me një skenar politik të SPAK-ut, të dirigjuar nga krye i qeverisë, Edi Rama.

Me nxitjen e Edi Ramës dhe njerëzve të tij edhe në PD, ku e gjitha kjo duket se kishte vënë mbylljen e kapitullit se kush është kush në opozitë dhe kush përfaqëson çfarë, dhe një fokusim dhe drejtim të të gjithë forcës opozitare drejt Edi Ramës dhe mazhorancës së tij.Dhe ekzaktësisht kur Edi Rama ishte kapur gafil, ku njerëzit e tij binin njëri pas tjetrit, kur opozita kishte avancuar me prova dhe fakte kundër Erion Veliajt, Damian Gjiknurit, Olta Xhaçkës, Ilir Beqajt, apo mund t’i numëroni po deshët të gjithë anëtarët e kabinetit, pasi mund të jenë të rrallë ata që kanë ngelur pa përlkyer, e pikërisht për të devijuar vëmendjen si dhe për t’i shkuar deri në fund të skenarit të “non gratës” për Sali Berishën të nisur nga ata, i cili është një skenar krejtësisht politik dhe për të asgjësuar opozitën dhe nuk është asgjë tjetër, SPAK-u ndërmerr këtë veprim.

Do t’i jepja merita SPAK-ut nëse do të lexoja diçka të arsyeshme në atë që thuhet aty. Pasi imagjinoni dot ju një akt-akuzë me 200 faqe ku në qendër është privatizimi, por në asnjë fjalë aty nuk thuhet që privatizimi i klubit Partizani ka qenë i korruptuar, apo ka shkelur ligjet, apo VKM-të, apo ka tejkaluar procedurat e asaj kohe. Ndërsa gjithçka që ngrihet mbi këtë, paska qenë e korruptuar.

Ndërsa vetë z. Malltezi në atë kohë ka qenë një njeri pas asnjë lidhje me politikën, përveç z. Berisha si vjehërr i tij, por nuk ka mbajtur asnjë post publik, ka paguar taksa dhe tatime për kohën, dhe e gjitha kjo qenka korruptive vetëm se ai qenka dhëndrri i Sali Berishës".-tha ai 

eno bozdo spak sali berisha

Lini një Përgjigje