TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Janar 2025, 22:11

Deklarata e fortë e Shehit: SPAK do quhet i suksesshëm vetëm kur t’u sekuestrojë vilat dhe llogaritë bankare politikanëve

Shkruar nga Pamfleti

Deklarata e fortë e Shehit: SPAK do quhet i suksesshëm vetëm kur

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, ka deklaruar se lufta e vërtetë e SPAK-ut do të nisë “kur t’ia sekuestrojnë vilat dhe llogaritë bankare politikanëve”.

“Ka 3 ministra në burg, dhjetëra funksionarë në hetime, po ashtu edhe kryetarë bashkie dhe vazhdohet sikur nuk ka ndodhur gjë. Kjo ndodh sepse kjo është Shqipëria jonë, e lodhur dhe nuk ka reagim publik. Drejtësia shyqyr që po bën diçka, por edhe SPAK-ut i janë turrur me egërsi të dy palët”, tha Shehi.

Askujt nuk i leverdis që të hapen letrat sepse pothuajse të gjithë janë përlyer. Nuk po them që këta të SPAK-ut janë të rënë nga qielli, por i ka lëvizur pak ujrat në Shqipëri, pasi këtu ishte bërë kënetë fare. Mendoj se diçka pozitive në fund të kësaj historie do të dalë. Të paktën një pjese të këtyre funksionarëve që vjedhin pa iu dridhur qerpiku do tremben paksa, një pjesë e politikës do të bëhet e përgjegjshme. Por, ajo që duhet të ndodhte ende nuk ka ndodhur sepse deri tani, asnjë nuk është dënuar tamam. Deri tani, nuk janë sekuestruar paratë. Kur t’i marrin vilat e pallatet e llogaritë bankare, që mos të kenë më para të paguajnë gjykatësit, atëherë nis lufta e vërtetë”, theksoi Shehi i ftuar në studion e “Debat” nga Alba Alishani.

Lini një Përgjigje