TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Janar 2025, 21:56

Berisha lëshon bombën e radhës: Përgjimi për Majkon në duart e SPAK, prandaj është alarmuar Pandi

Shkruar nga Pamfleti

Berisha lëshon bombën e radhës: Përgjimi për Majkon

Ish-kryeministri Sali Berisha vijon të këmbëngulë se përgjimi për Pandeli Majkon është i vërtetë.

Ai ishte i ftuar sot në një emision, ku dha më shumë detaje. Sipas Berishës, SHISH ka marrë urdhër gjykate për të kryer një përgjim në Kukës, pasi kishte dyshime mbi një grup kriminal që merrje me trafik armësh dhe droge.

Ai tha se ka shkuar një grup special nga Tirana dhe kanë vënë përgjues poshtë një tavoline, por që rastësisht aty është ulur Pandeli Majko dhe ky i fundit bën pazare për shtyllat centrifugale.

Sipas Berishës, kur agjentët kanë kuptuar se ishte Majko në përgjime, kanë kërkuar kontakt me drejtuesin e SHISH. Por në pamundësi, një prej agjentëve e ka dërguar dosjen në SPAK. Kjo është dhe arsyeja që Majko është shqetësuar.

Pse nuk më përgënjeshtron mua SPAK-u? Pandi shkon te Elisa dhe i kërkon të marrë informacione te SHISH. Pse nuk i drejtohet SPAK-ut, Pandi”, tha ai.

Lini një Përgjigje