TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Janar 2025, 21:08

“Pse nuk kërceve edhe ti vallen për Berishën?”, batuta e Ylli Rakipit me Këlliçin

Shkruar nga Pamfleti

“Pse nuk kërceve edhe ti vallen për Berishën?”,

Drejtuesi i emisionit ‘Të Paekspozuarit’ Ylli Rakipi  nuk ka kursyer batutat në drejtim të Belind Këlliçit, drejtues politik i PD-së për Tiranën.

Duke iu drejtuar Këlliçit, Rakipi e pyeti sepse nuk ishte i pranishëm në festën ku shfaqen deputetë të PD-së duke kërcyer me këngën për Sali Berishën.

Këlliçi është kapur i papërgatitur, ndërsa u shpreh se “nuk jam deputet, ndaj nuk isha”.

Por Rakipi e vijoi batutën, duke i thënë “edhe mund të shkoje atje edhe të kërceje edhe ti?”.

Në vijim të batutave, gazetari duke iu drejtuar Këlliçit i tha “ju të opozitës keni nisur të bëni takime edhe natën”, ndërsa Këlliçi u shpreh “këtë detyrë ka opozita të punojë orë e pa orë, ndërsa qeveria të vjedhë pa orar”.  

Lini një Përgjigje