
Ish-Kryeministri Sali Berisha, kreu i PD-së, vizitoi sot në burgun e Fierit ish-deputetin Ervin Salianji, i dënuar me 1 vit heqje lirie me vendim të Gjykatës së Apelit.
Në emisionin ‘Now’ Berisha u pyet lidhur me këtë vizitë në burg, ndërsa tha se Salianji duhet të mobilizojë forca të mëdha për të ruajtur ekuilibrat dhe përballuar situatën
“Një njeri të cilit i privohet liria me dëshmitarë dhe falsitete. i privohet liria për fjalën e lirë, ndryhet brenda katër mureve të ftohta betoni, natyrisht duhet të mobilizojë forca të mëdha për të ruajtur ekuilibrat dhe përballuar situatën. Konstatova se Ervin Salianji po e bënte plotësisht.
Ai po ruante si ekuilibrat, ishte në performancë pune. Ai shkruante, lexonte, lexonte dhe shkruante, informohej me sa mundej, me kufizimet që ka.
Se kanë shumë kufizime. Por problemi kryesor është që ishte pa ngrohje. Kjo është e papranueshme. Se një ndërtim të themi atë që është, është i Bashkimit Europian, është i standardeve, por betoni pa ngrohje, është një lloj torture fizike në vetvete. Sepse ngrohjen e ka por Ministria i lë jashtë funksionit dhe aty. Mua kjo më bëri përshtypje”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje