
Analisti Arjan Curri ka deklaruar se ka pasur një marrëveshje të fshehtë dy ditë më parë mes Edi Ramës dhe Sali Berishës.
Sipas tij, ka pasur një takim mes tyre dhe në lojë është vula e PD.
“Çelësin e dha Balla kur tha shijoje postin i tha Gazit se është me përgjegjësi. Në hyrje të parlamentit ishte një ish kafe në bodrum tani para dy ditësh janë takuar dy eksponentët e rëndësishëm PS PD dhe përmes emisarëve të tyre. Rama dhe Berisha janë takuar përmes emisarëve. Është bërë marrëveshje kjo amnisti të kalojë në skuta, prandaj amendamentet e Salianjit, është shkelur çdo rregull. Nuk është sekret se ka kanale të nëndheshme. Fitojnë disa njerëz konkret të të dyja krahëve që janë burgosur dhe duhen falur. Përfiton Gaz Bardhi dhe gjithë Foltorja dhe së treti është shkelur syri që përmes marrëveshje mund tu jepet edhe vula. Nuk e di nëse pikën e tretë do e realizojë Rama”, tha Curri në "Top Story".
Lini një Përgjigje