
Seanca e sotme parlamentare u mbyll mes debatesh për ligjshmërinë e votimit të 3 projektligjeve në Kuvend.
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në përfundim të seancës parlamentare, për ti kthyer përgjigje shqetësimit të deputetit të PD-së, Gazment Bardhi se nuk kishte kuorum për votimin e 3 projektligjeve, deklaroi për mediat nga jashtë Kuvendit se deputetët e opozitës mund të ankimojnë.
Ndërsa sa i takon "Vulës së PD-së", Balla tha se nuk ka asnjë interes se çfarë vendimi do të marrë gjykata e Tiranës për çështjen e vulës së PD.
“I fundit që i intereson se si del vendimi për PD në 3 mars, jam unë. S’kam asnjë lloj meraku. po ja thonin njëri-tjetrin, që ‘fitoj unë!”. Ky vendim ka të bëjë me një presion që i bëjnë palëve. S’jam orakull. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i rëndësishëm, që duhen zbatuar. Janë vendime të formës së prerë. Mos u nxitoni kur bëni konstatime. S’ka asnjë vendim të Gjykatës Kushtetuese që nuk zbatohet. Pati dhe një ankesë nga deputetë të opozitës për kuorumin, por ka mundësi që të animosh”, tha Balla.
Lini një Përgjigje