TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Shkurt 2023, 15:23

Rama humbet mazhorancën, vetëm 63 deputetë në Kuvend; Nikolla manovra me votimin e ligjeve

Shkruar nga Pamfleti

Rama humbet mazhorancën, vetëm 63 deputetë në Kuvend;

Në sallë, PS kishte vetëm 60 deputetë nga 75 që ka në total. Ndërkohë 3 vota erdhën nga deputetët e Tom Doshit

Kryeministri Edi Rama ka humbur shumicën në Parlament. Po bëhen disa seanca që mazhoranca ka më pak se 70 deputetë, por sot ka arritur kulmi.

Pas disa orësh debatesh, kryetarja e Kuvendit në orën 15.00 hodhi në votim ligjet dhe në sallë ishin në total 74 deputetë, bashkë me ata të opozitës.

Ligji i parë që u hodh në votim ishte ai “Për përfundimin e procesit të privatizimit të objekteve të ish - ndërmarrjeve bujqësore”. Ligji mori vetëm 63 vota (bashkë me deputetët e Tom Doshit), duke treguar se 15 deputetë të PS mungonin në sallë.

Po ashtu i njëjti kuorum votash shkoi dhe për pikat e tjera të rendit të ditës, duke sjellë dhe debate në sallë.

Ishte Gazment Bardhi, ai i cili mori dy herë fjalën dhe deklaroi se votimi është i paligjshëm pasi duhen minimumi 71 vota, gjë që mazhoranca nuk i kishte.

Konsideruat të miratuara dy pika të rendit të ditës në shkelje të Kushtetutës dhe rregullores pasi të pranishëm nuk janë 50% plus 1 deputetë. Më dëgjo mua jo Taulant Ballën në telefon se nuk është as Rregullorja as Kushtetuta. Ju lutem shpallni të anuluar të dy proceset e votimit që kaluar se janë në kundërshtim. Ju bëj një lutje të sinqertë. Kthehuni në rolin tuaj si kryetare Kuvendi”, tha Bardhi.

Por Nikolla dredhoi, duke deklaruar se mjafton që u plotësua kuorumi në nisje të seancës, pastaj mjafton shumicë votash. Pas këmbënguljes së Bardhit, Nikolla ndërpreu më pas seancën.

Por kush janë emrat që braktisën seancën? Sipas verifikimeve rezulton se në sallë nuk ishin: Lujeta Bozo, Denis Deliu, Pandeli Mjako, Eduart Shalsi, Blerina Gjylameti, Erion Braçe, Ermonela Felaj, Fatmir Xhafaj, Damian Gjiknuri, Aurora Mara, Niko Kuri, Olta Xhaçka, Mirela Kumbaro, Xhemal Qefalia dhe Edi Rama.

Rama humbet mazhorancën, vetëm 63 deputetë në Kuvend;
Deputetët e pranishëm në sallë

Pra duket se deputetët po i japin sinjale Ramës se nuk po rrinë më brenda “vathës” dhe ky është një sinjal alarmues për kryeministrin/Pamfleti

nikolla rama humbet mazhorancen kuvendi

Lini një Përgjigje