
Debatet për emisionin nga “RAI3” për Shqipërinë nuk kanë munguar as në seancën plenare të ditës së sotme.
Ministrja Elisa Spiropali u ndal tek vendimi i RAI-t mbrëmjen e shkuar për të mos transmetuar emisionin e radhës për Shqipërinë.
Në nisje të fjalës së tij kreu i grupit të PD-së Gazment Bardhi tha se Kuvendi duhet të distancohet nga sjellja e kryeministrit Rama ndaj televizionit "RAI3", ndërsa shtoi se investigimi nuk ka sulmuar Shqipërinë, por nxjerr të vërtetat e qeverisë së Ramës.
Ministrja Elisa Spiropali nuk kurseu akuzat ndaj opozitës, ku në një kundërpërgjigje për Gazment Bardhin, ajo u shpreh se ishte një gur në ajër dhe ata ranë pre e shpifjeve dhe mashtrimeve.
“Hataja ndodhi si përherë. Nuk ka rëndësi përbaltja e vendit, por shpresa nga ajo pak baltë e Tiranës të tregtohet e paketuar edhe në italisht. Hodhët një gur në ajër dhe o burra të ndjekim gurin. Emisioni pre e shpifjeve dhe mashtrimeve Hidhen nga paralelja në paralele dhe bërtasin nga penxherja në penxhere. Edhe kësaj radhe historia kokëpërmbyset”, tha Spiropali.
Gjtihashtu ministrja për Parlamentin Elisa Spiropali deklaroi se dokumentari në “RAI3” ishte një sulm i turpshëm për Shqipërinë.
"Nuk ju ndahet dora nga guri si shpirti nga vesi. Pasi shpikën çfarë dëgjojnë dhe shik makthi i tyre më i madh dëgjuan në italisht një pjesë të përçarjeve të tyre. Goxha hesap të dëshpëruesish dhe nuk mbaron këtu. Këtu zë fill marrëzia e tyre që kanë humbur fillin. Sipas kanalizimeve të ujërave mediatike edhe RAI qenka shitur te Rama. Ranë pre e shpifjeve dhe mashtrimeve. Ishte sulm i turpshëm”, u shpreh Spiropali.
Lini një Përgjigje