TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Maj 2026, 14:52

"Damka 'non grata' dhe bashkëpunimi me biznesmenët e Ramës", Alesia Balliu sulmon Berishën

Shkruar nga Pamfleti
"Damka 'non grata' dhe bashkëpunimi me biznesmenët e
Sali Berisha dhe Alesia Balliu

Demokratja Alesia Balliu ka reaguar pas akuzave të Sali Berishës, i cili e ka akuzuar për bashkëpunim dhe përfshirje në fushatë me parti të tjera. Në reagimin e saj, Balliu i kundërshton këto pretendime dhe i kërkon kreut të PD-së të mos ia atribuojë demokratëve të tjerë zhvillime që, sipas saj, lidhen me rrethin e tij familjar.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo shkruan: “Sali, atë që bën Shkëlzeni me Ramën mos na e faturo ne”, ndërsa i kërkon gjithashtu të japë shpjegime për humbjen e votave dhe përçarjen brenda Partisë Demokratike.

Balliu ndalet edhe te çështja e shpalljes “non grata” të Berishës nga Shtetet e Bashkuara, duke e ngritur si një nga arsyet që, sipas saj, kanë ndikuar në situatën aktuale të partisë. 

Alesia Balliu u përjashtua nga gara për kreun e PD, një zhvillim ky që u shoqërua me debat brenda forcës politike dhe jashtë saj.

"Sali, atë që bën Shkëlzeni me Ramën mos na e faturo ne.

Si ka mundësi që nuk the një fjalë për banorët e Rrjollit, për tokat që po u merren?

Si ka mundësi që nuk të pipëtin zëri kur këshillat bashkiakë bashkohen me PS-në në kurriz të qytetarëve?

Si ka mundësi që regjimi lejon “SYRIN” tënd të veprojë i lirë në çdo moment për të goditur këdo që nuk mendon si ty?

Si ka mundësi që biznesmenët që punonin me ty, punojnë edhe me Ramën?

Sali, kthe përgjigje para demokratëve: si ka mundësi që PD-ja, që nga 2021, është minus 300 mijë vota?

Kthe përgjigje pse nuk arritët ta bashkoni PD-në.

Kthe përgjigje pse SHBA-ja nuk po ta heq damkën e “non grata”-s.

Sali frikacaku, nuk pres më përgjigje nga ty, sepse ti nuk e kontrollon më atë parti; ajo është kthyer në një klikë.

Por pres përgjigje nga Shkëlzen Berisha, sepse ai është njeriu që merret vesh me Ramën dhe ai i ka përgjigjet." shkruan Alesia Balliu. 

 

alesia balliu gara per kreun e pd sali berisha

Lini një Përgjigje