TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Janar 2024, 20:22

Dallëndyshe Bici refuzon mandatin e Ahmetajt, Plarent Ndreca në Kuvend? Reagon juristi

Shkruar nga Pamfleti

Dallëndyshe Bici refuzon mandatin e Ahmetajt, Plarent Ndreca në

Kuvendi ka njoftuar përfundimin e mandatit të Arben Ahmetjat, i cili ka 6 muaj që nuk ndjek punimet e tij. Pas tij në renditje është drejtoresha e Kadastrës, dallëndyshe Bici.

Por flitet se ajo e ka refuzuar marrjen e mandatit të deputetes dhe do të kalohet te emri pasues, që është Plarent Ndreca.

Juristi ka reaguar mbi këtë zhvillim, duke mos e mohuar një gjë të tillë. I pyetur në një emision nëse e konfimron marrjen e mandatit ai tha: 

Jo, nuk mund ta konfirmoj sepse është një përgjegjësi e KQZ për ta konfirmuar, sepse për sa kohë nuk kam njoftim nga KQZ, nuk mund ta konfirmoj. Le të presim sepse kjo gjë besoj do të sqarohet shumë shpejt”, tha ai.

Lini një Përgjigje