
Përmes një prononcim të shkurtër para mediave, deputeti i PS, Erion Braçe e ka cilësuar si false të gjithë “shfaqjen” e opozitës dhe aksionin e saj përpara kuvendit, ku u tentua bllokimi i deputetëve dhe më pas u dogjën 4 manekinë.
Braçe tha se janë të njëjtët deputetë që shahen në sallë nga mëngjesi në darkë, por te klubi puthen.
“Me keni parë të vij me benzinë në parlament. Aty shahet nga mëngjesi në darkë. Te klubi puthen”, tha Braçe.
Deputetët e Partisë Demokratike shkuan herët sot në Kuvend për të hyrë në seancë por kanë gjetur përballë gardën që i ka ndaluar hyrjen brenda.
Duke mos i lejuar të hyjnë brenda, deputetët demokratë u përpoqën të ndalojnë socialistët të hyjnë brenda.
Por duket se e kanë pasur të pamundur pasi deputetë të PS-së kanë hyrë brenda dhe seanca parlamentare vijoi nën drejtimin e kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali. Seanca nuk zgjati shumë ndërsa u votuan ligjet të cilat ishin në rendin e ditës.
Ndërkohë Flamur Noka i vuri zjarrin 4 manikëve që i kishin vendosur në oborr. Manikinët janë me fytyrën e Edi Ramës, Fatmir Xhafajt, Agron Xhafajt dhe Osli Ramës.
Lini një Përgjigje