TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Tetor 2024, 10:37

Opozita 2 orë tensione jashtë Kuvendit, socialistët mbyllin seancën parlamentare

Shkruar nga Pamfleti

Opozita 2 orë tensione jashtë Kuvendit, socialistët mbyllin

Pas dy orë e gjysmë tensionesh jashtë Kuvendit, seanca parlamentare e cila nisi në orën 10:00 është mbyllur.

Pasi deputetët demokratë janë larguar nga oborri i Kuvendit, edhe socialistët kanë mbyllur seancën parlamentare. 

Deputetët e PD-së kanë mbërritur që në orën 08:30 para Kuvendit, në tentativë për të hyrë brenda ambienteve ku do të zhvillohej seanca plenare, por nuk janë lejuar nga Garda pasi janë përjashtuar nga Sekretariati i Etikës.  Gjatë tensioneve ka patur dhe përplasje fizike mes opozitës dhe Gardës.

71 deputetë të PS kanë qenë të pranishëm në sallë duke hyrë nga hyrja e sigurisë, dhe duke mundësuar zhvillimin e seancës.

Ndërkohë, deputetët e opozitës kanë djegur në oborrin përpara Parlamentit 4 manekinë me fotot e Kryeministrit Edi Rama, vëllait të tij Olsi Rama, ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe vëllait të këtij të fundit Geron Xhafaj.

Manekinët u vendosën përpara derës së Kuvendit dhe më pas u spërkatën me benzinë nga deputeti Flamur Noka duke iu vendosur zjarrin. Ky ishte një demonstrim simbolik i opozitës për të shprehur revoltën dhe protestën e tyre.

Ditën e djeshme Sekretariati i Etikës mori vendimin për të përjashtuar 24 deputetë të PD. Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati u përjashtuan me 60 ditë, Edi Paloka me 10 ditë, ndërsa 20 deputetë të tjerë me nga 40 ditë.

Opozita 2 orë tensione jashtë Kuvendit, socialistët mbyllin

 

Lini një Përgjigje