TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Mars 2025, 16:08

“Bonusi i votës thuaj, mos ki turp hiç”/ Komentuesi ja plas në sy të vërtetën Ramës, kryeministri vijon me Sudet dhe Rrapushët

Shkruar nga Pamfleti

“Bonusi i votës thuaj, mos ki turp hiç”/ Komentuesi ja

Kryeministri Edi Rama vijoi të bëjë sherre në rrjete sociale me komentuesit. Një komentues ja ka plasur në sy faktin se po jep bonus për pensionistë për t’i gënjyer për vota. Por si duket kjo nuk i ka pëlqyer Ramës, i cili ka reaguar duke vijuar avazin e vjetër me Sude e Rrapushë.

Komentuesi: Bonusi i votës thuaj mos ki turp hiç

Rama: Jo. Këtë nuk e them, sepse votën e pensionistëve e kam pasur dhe e kam si vlerësim për punën nga njerëz që kanë jetuar me punë dhe që punës i dinë vlerës, i dinë sikletin, i dinë dhe kimetin. Pensionistët kanë të gjithë admirimin dhe mirënjohjen time dhe tonën. Dhe me reformën e pensioneve ne mandatin tonë të parë, ne kemi bërë që kush ka dalë në pension pas reformës të kenë një pension dinjitoz. Ndërkohë plagën e tmerrshme të trashëgimisë së shkatërrimit total të logjikës së skemës së pensioneve përpara se ne të vinim në detyrë po përpiqemi tani ta kurojmë, qoftë me rritjen e sasisë dhe numrit të bonuseve, qoftë me reformën e re që po bëjmë. por ama pa u përpjekur të krijojmë një piramidë tjetër fatale si ato të sudeve, Rrapushit dhe Bufit të Kënetës.

Lini një Përgjigje