
Procesi i Pimareve për zgjedhjet për Kuvend të 11 maj 2025, është hapur në të gjitha qendrat e votimit në të gjithë Shqipërinë në orën 8.00.
Pjesëmarrja më e lartë është në Tiranë, ku deri në orën 12:00 votuan 3.936 qytetarë. Në vend të dytë renditet Korça, ku 2.033 demokratë hodhën votën në kutitë e votimit, ndërsa në vend të tretë është Shkodra me 2.033 votues.
Në Durrës kanë votuar deri më tani 1.555 demokratë, në Lezhë 1650 votues, në Kukës 1.430, në Fier 1.440, në Elbasan 1.380, në Vlorë 1.065, në Berat 920, në Dibër 890 dhe në Gjirokastër 855 demokratë.
Ndërkohë, procesi po vazhdon me ritme ta larta dhe në disa qendra votimit ka shumë fluks (Shkodër, Kurbin, Lezhë etj).
Qarku- Pjesëmarrja
Kukës – 1,430
Shkodër – 2,032
Dibër – 890
Lezhë – 1,650
Durrës – 1,555
Elbasan– 1,380
Korçë – 2,033
Berat – 920
Fier – 1,440
Gjirokastër – 855
Vlorë – 1,065
Tiranë – 3,936
TOTAL – 19,186

Lini një Përgjigje