TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Mars 2025, 14:29

Primaret në PD, voton Berisha: Akt shprese, kishte kandidatura konkurruese

Shkruar nga Pamfleti

Primaret në PD, voton Berisha: Akt shprese, kishte kandidatura konkurruese

Kreu i PD Sali Berisha ka votuar në procesin e Primareve që po zhvillohet sot në të gjithë qarqet e vendit.

Në një prononcim për mediat, Berisha u shpreh se PD prin në betejën e saj për liritë e të drejtat e anëtarëve të saj.

"Kjo është një ditë e rëndësishme për PD, për pluralizmin politik në Shqipëri dhe për lirinë. Ishte e vështirë se kishte kandidatura konkurruese, sa ishte e vështirë të përqëndroje vendimin. PD prin në betejën e saj për liritë e të drejtat e anëtarëve të saj”, tha Berisha.

Sot  zhvillohet gara e primareve në PD, përmes së cilës do të caktohen deputetët kandidatë të PD-së, që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Votimet nisin në orën 08:00 deri në 18:00, ndërsa çdo anëtar ka të drejtë të votojë vetëm një kandidat.

 

Lini një Përgjigje