TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Shkurt 2026, 22:14

Bojkot apo rikthim në komisionet e reformave? Luçiano Boçi zbulon çfarë po ndodh në prapaskenë

Shkruar nga Pamfleti
Bojkot apo rikthim në komisionet e reformave? Luçiano Boçi
Luçiano Boçi

I ftuar i mbrëmjes së sotme në podkastin “Të Pashoq”, ishte Luçiano Boçi. Ai fillimisht foli mbi përplasjet lidhur me pjesëmarrjen në komisionet e posaçme. Boçi është dhe bashkëkryetar te Komisioni për Reformën Territoriale.

-Sot jam me deputetin dhe bashkëkryetarin në tentativë të Komisionit për Reformën Territoriale, Luçiano Boç. Meqë jemi këtu, jeni apo si jeni në reformën territoriale?

Tani, e para nuk jemi në tentativë, sepse jemi votuar, jemi të sanksionuar.

-Po pra, po bojkotuat si fillim.

Është bërë mbledhja e parë, e dytë e komisionit, në dakordësi me bashkëkryetarin tjetër. Mbledhjet e tjera nuk kanë pasur atë pjesën e zbatimit të rregullave të rregullores, të mënyrës si bëhen njoftimet, si përcaktohet kalendari dhe si përcaktohet rendi i ditës. Pra, ajo që kam thënë unë, jo si pjesë, ë, të themi justifikuese gjoja për të dalë nga kjo situatë, por për atë të vërtetën që ka ndodhur.

-Që është?

Duke qenë dy bashkëkryetarë, komisioni thirret në dakordësi të dy bashkëkryetarëve, sepse, domethënë, ende nuk ka sekretar në komision, se është kryesia...

-Kur bojkotuat ju, ç'do bënin ata?

...kryesia e vogël e komisionit. Tani bojkot pa lajmërim nuk ka, sepse duhet të ketë një lajmërim, duhet të ketë një kalendar, i cili është i përcaktuar në data dhe në orë. Përndryshe mbledhjet thirren vetëm në dakordësi. Komisioni nuk kishte përcaktuar kalendar, sepse thirret një mbledhje e veçantë, kështu funksionojnë të gjitha komisionet, jo komisioni i posaçëm.

-Po pra, po ju nuk shkuat as në këtë mbledhje, sepse bojkotuat pra.

Mbledhja është thirrur në mënyrë të njëanshme dhe unë këtë po sqaroj. Nuk mundet as...

-Çfarë do të thotë në mënyrë të njëanshme? Nuk ju lajmëruan, si?

Nuk kam të drejtë as unë dhe as bashkëkryetari me iniciativën tonë të thërrasim një mbledhje të komisionit dhe të vijnë për shembull, në rastin e thirrjes nga ana ime, anëtarët e Partisë Demokratike dhe të mungojnë ata të Partisë Socialiste. Dakordësi e kryesisë, në këtë rast kryesia përbëhet nga dy bashkëkryetarët edhe nga sekretarja që ende nuk është zgjedhur, dhe pastaj anonçohet mbledhja dhe ajo zhvillohet sepse kjo është rruga e rregullores dhe ligjore.

 

Lini një Përgjigje