TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Maj 2025, 20:10

Beteja e PD për ndryshimin e rezultatit, KAS pranon marrjen e provave për votat nga Greqia; ankimohet edhe Shkodra

Shkruar nga Pamfleti

Beteja e PD për ndryshimin e rezultatit, KAS pranon marrjen e provave

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka pranuar pjesërisht ankesën e Partisë Demokratike lidhur me rezultatin zgjedhor në qarkun Kukës, duke miratuar vetëm dy nga pesë kërkesat e paraqitura.

Sipas vendimit, KAS legjitimoi marrjen si provë të dokumenteve të operatorit postar për shpërndarjen dhe kthimin e fletëve të votimit nga jashtë, si edhe raportet e auditëve për procesin e regjistrimit të votuesve jashtë vendit. Këto elementë konsiderohen me peshë në hetimin e mundshëm të manipulimit të votës së diasporës.

Ndërkohë, tre kërkesat e tjera – për raportin e kryqëzimit të të dhënave të Pajisjes Elektronike të Identifikimit, procesverbalet e mbylljes së qendrave të votimit dhe listën e votuesve të posaçëm – u refuzuan nga KAS si të pabazuara.

Ankimi për Kukësin do të shqyrtohet sërish të premten në orën 10:00. Ndërkohë, pranë KAS kanë mbërritur kërkesa për pavlefshmëri zgjedhore edhe për qarqet Berat, Korçë, Gjirokastër, Shkodër dhe Vlorë, ndërsa pritet të vijnë ankimime edhe nga zona të tjera.

Lini një Përgjigje