TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Maj 2025, 19:04

“Berisha i paqëndrueshëm”, Alesia Balliu: Saliu i thotë demokratëve hani bar

Shkruar nga Pamfleti

“Berisha i paqëndrueshëm”, Alesia Balliu: Saliu i

Alesia Balliu, e cila nuk u përfshi në listat e kandidatëve të PD-së në Qarkun e Elbasanit, duke mbetur jashtë tyre bashkë me Dashnor Sulën, ka hedhur akuza të forta ndaj kreut demokrat Sali Berisha.

Në studion e Report Tv, Alesia Balliu, tha se Berisha është i paqëndrueshëm në deklaratat që bën lidhur me zgjedhjet.

Ajo tha se PD duhet që pas humbjes në zgjedhje të bëjë një analizë brenda partisë.

“Berisha ishte i bindur për fitoren dhe tani që humbi thotë nuk ka zgjedhje të lira me Edi Ramën. Berisha tha nuk hyj në zgjedhje pa qeveri teknike dhe hyri në zgjedhje. Berisha ato që thotë në mëngjes nuk i përsërit në darkë dhe krijon një pabesueshmëri tek publiku. Nëse ti nuk garanton një proces demokratik brenda partisë tende dhe ke hall personal, kjo s’të lejon ty që të shohësh më tutje.

Problemi është Berisha, nuk është Rama, populli nuk ka një mundësi dhe një alternativ tjetër që të zgjedhë.

Këta nuk mbajnë përgjegjësi për humbjen dhe Berisha u thotë demokratëve hani bar sepse unë kam hallin e fëmijëve të mi.

A do bëjë analizë kjo parti, apo do të dalë e dyta gjithmonë. Vetëm justifikime kanë”, tha ajo.

Lini një Përgjigje