TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Maj 2025, 17:58

Mori mandatin si deputete, Kuko njofton Ramën për largimin nga Qeveria

Shkruar nga Pamfleti

Mori mandatin si deputete, Kuko njofton Ramën për largimin nga Qeveria

Romina Kuko është dorëhequr nga posti i zv.ministres së Brendshme, pasi në 11 maj mori mandatin e deputetes në Qarkun e Korçës, ku kandidonte nën siglën e Partisë Socialiste.

Kuko i ka drejtuar një kërkesë Kryeministrit Edi Rama, ndërsa ka vënë në dijeni edhe Kryekomisionerin Ilirjan Celibashi, për dorëheqjen nga posti i zv.ministres së Brendshme.

Me dorëheqjen e Kukos nga ekzekutivi, ajo i hap rrugë marrjes së mandatit të deputetes në Kuvendin e ri, që pritet të konstituohet në shtator.

Në Qarkun e Korçës, socialistët morën 6 nga 10 mandatet.

Mori mandatin si deputete, Kuko njofton Ramën për largimin nga Qeveria

Lini një Përgjigje