Avokati i ish-presidentit lëshon akuza të forta: Shumë funksionarë të LSI duhej të ishin sot në burg, do i nxjerrim dhe emrat...
Ilir Meta është marrë sot zyrtarisht i pandehur nga SPAK, për aferën CEZ-DIA dhe lobimet në SHBA.
Ai u shoqërua sot në SPAK nga avokati Kujtim Cakrani, i cili foli për mediat pas njohjes me akuzat. Por pati një deklaratë të dyshimtë nga ana e tij, pasi u shpreh se ka shumë zyrtarë të LSI që duhej të ishin në burg dhe jo Ilir Meta. Kë po kërcënon kreu i PL dhe a do të nxjerrë emrat e shokëve?
“Këtu, persona që duhet të ishin të pandehur, janë dëshmitarë. Shumë persona të tjerë që kanë qenë pjesë e LSI të cilët duhet të ishin zyrtarisht të pandehur, dhe jo zoti Meta, sot janë të lirë dhe ushtrojnë dhe funksione publike. Emrat do të vijë një moment që do t’i bëjmë publik”, është shprehur avokati Kujtim Cakrani.
Mos harrojmë se Ilir Meta tentoi të bënte kurban edhe Monika Kryemadhin. Në shumë raste deshi t’ia vishte asaj lobimin në SHBA dhe kjo përplasje solli dhe divorcin. Zoti Cakrani refuzoi të japë emra, por duket se deklarata e tij ishte një mesazh i qartë. Para se të hynte në burg, Meta lëshonte shpesh “thumba” për ata që dikur ai u dha poste dhe ofiqe dhe më pas i kthyen shpinën. Disa dhe e shitën në SPAK. Te shohim tani nëse do i nxjerr të gjithë shokët.
Po sot, Meta sulmoi drejtpërdrejt Endrit Braimllarin. Në një telefonatë me gazetarët, ai e akuzoi se vodhi databazën e mbështetësve të PL dhe e dërgoi te PS. Sipas Metës, për këtë arsye ai nuk fitoi dot në Tiranë.
“I falenderoj 8 mijë heronjtë që votuan për Ilir Metën që u rrëmbye në atë mënyrë terroriste me vetëdije me firmën e Altin Dumanit dhe të kolegëve të tij. I falënderoj të gjithë ata shokë dhe miq që punuan por që u tradhtuan nga një maskara i cili me porosinë time është shpallur non grata dhe këtë e di Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, i cili dorëzoi listën prej 12 mijë emrash që kishin bërë shokët, miqtë dhe dashamirësit e Ilir Metës te patronazhistët, sepse priste që të bëhej Sekretar i Përgjithshëm në vend të Tedi Blushit”, tha ai./Pamfleti
Lini një Përgjigje