TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Tetor 2023, 07:05

Berishës iu ndalua lëvizja jashtë vendit, revoltohet Topalli: Urdhër politik, shtet qesharak

Shkruar nga Pamfleti
Berishës iu ndalua lëvizja jashtë vendit, revoltohet Topalli:
Jozefina Topalli dhe Berisha

Në selinë blu u paraqitën punonjës të policisë së shtetit për t’i marrë pasaportën Sali Berishës, të cilit nuk i lejohet të largohet nga vendi ndërsa është nën hetim për çështjen e privatizimit të kompleksit “Partizani”.

Në një reagim mbrëmjen e së shtunës, Jozefina Topalli shprehet se duke i ndaluar lëvizjen një deputeti të Parlamentit, pa lejen e këtij të fundit, është duke u shkelur Kushtetuta.

Ish-kryeparlamentarja, i referohet nenit 73, pika 2 e Kushtetutës, sipas të cilit, nuk lejohet kufizimi i çfarëdollojshëm i lirisë së ligjvënësve pa marrë leje nga Kuvendi.

Ashtu si edhe vetë kreu i Rithemelimit gjatë një konference emergjente për mediat, Jozefina

Topalli akuzon qeverinë se po përdor organet e drejtësisë për qëllime politike.

'Përdorimi i kërcënimit, ndalimit, arrestimit apo ndalimit të lëvizjes ndaj kryetarit të opozitës dhe familjes se tij është një praktike ekstreme ,që dhunon në mënyrë ekstreme të drejtat e njeriut , minon demokracinë dhe stabilitetin e një shoqerie.Kjo praktikë përdoret nga regjimet autoritare apo grupe ekstreme , që kërkojnë të shtypin opozitën politike të një vendi.Në shtetin e prokurorëve qesharak, ndodh që të urdhërojnë ndalimin e lëvizjes së depuetetit, pa lejen e parlamentit, në shkelje shumë të rëndë të Kushtetutës , si një kapercim i pafalshem i shtetit të së drejtës dhe si fakt i qartë i zbatimit të urdhërve politik.Përdorimi politik i drejtësisë kundra opozitës së një vendi, e veçanërisht kundra kryetarit të opozitës dhe familjarëve të tij është hapi më i rrezikshëm për stabilitetin e vendit, por mund të kthehet dhe si hap vendimtar për të ndryshuar situatën nga një shtet i korruptuar dhe i kriminalizuar në një vend që interesin publik e ka të shenjtë.Regjimet mafioze duhen rrëzuar bashkë me drejtësinë politke te tyre!', shkruan Jozefina Topalli në Facebook.

 

jozefina topalli berisha

Lini një Përgjigje