
Paterica të Edi Ramës, i ka cilësuar kreu demokrat Sali Berisha, partitë e reja që garojnë në zgjedhjet e 11 majit.
Berisha tha se ato i shërbejnë Edi Ramës dhe janë opozita e opozitës.
“Ato vetëm parti të reja nuk janë. i patë se çfarë bënë, futën në listat e sigurta familjarët e tyre. Imagjinoni pak se çfarë ndodh nëse këta marrin pushtet. Do të veprojnë njëlloj si Edi Rama që i jep tenderat familjarëve të tij. Këta të ashtëquajtur parti të reja mbushën listat me familjarët e tyre dhe këtë gjë do të bëjnë edhe nëse marrin pushtetin”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje