
Erion Braçe, i cili në 11 maj, synon mandatin e rradhës së deputetit, teksa garon në listën e hapur të Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, duket se ka nisur betejën për votat.
Në një rivalitet të lartë me shumë emra të tjerë që ndodhen në listën e hapur të socialistëve, i angazhuar në javët e fundit në Qarkun e Tiranës, pasi më parë ishte deputet i Lushnjes, Braçe i ka drejtuar një apel qytetarëve që të votojnë emrin e tij, duke e klasifikuar veten te ata ligjvënës që nuk flenë dhe nuk e duan mandatin thjesht për të qenë deputet.
Por që të marrë mandatin, Braçe duhet të mbledhë votat preferenciale, pra përtej votave në siglën e PS-së. Dhe këtu ai ka një rivalitet që nga Fatmir Xhafaj e Orland Rakipi për të vijuar me Xhemal Qefaliajn, Pandeli Majkon, Arben Pëllumbin, Blendi Gonxhen e plot të tjerë.
Dhe në këtë betejë, secili nga ata në listën e hapur, me hir ose pahir, duhet të thumbojë edhe kolegët e të njëjtit formacion politik, që garojnë në listën e hapur. Thënë më ndryshe, përtej votës së partisë, ‘lufta’ në listën e hapur nuk ka aleanca, pasi secili do të synojë votat maksimale preferenciale.
Në një video në rrjete sociale, Braçe thotë se qytetarët duhet të votojnë për të si një deputet që nuk hesht dhe nuk rri kot.
“Do të kesh një kuvend një deputet që nuk rri, nuk fle dhe nuk hesht, që nuk e do karrigen thjesht për të qenë deputet, që nuk e do të qenit deputet për ofiq, për t’u mburrur në këtë qytet, për t’u mburrur nga Rrogozhina në Shëngjergj apo nga Kamza në Krrabë. Jo! Një deputet që flet, diskuton, debaton, kundërshton, miraton, propozon dhe vendos”, thotë Braçe.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje