TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Mars 2025, 13:14

Berisha: Jam gati për debat me Ramën, integrimi në BE mbetet interesi më madhor kombëtar

Shkruar nga Pamfleti

Berisha: Jam gati për debat me Ramën, integrimi në BE mbetet

Kreu demokrat, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët përmes platformave online, premtoi vendosjen e një minimumi jetik, duke theksuar se asnjë shqiptar nuk do të marrë më pak se 200 euro në muaj.

Berisha tha se ky nuk është një premtim për qëllime elektorale.

Kreu demokrat u shpreh se nëse fiton zgjedhjet më 11 maj, do të bëhet gjithçka që me qeverinë e Kosovës të krijojmë zona të lira kufitare.

“Së pari, për zonat verilindore do ketë plan ekonomik për shfrytëzimin racional të të gjitha potencialeve dhe burimeve të tyre, ku duhet të përfitojnë banorët e këtyre zonave.

Së dyti, do bëjmë gjithçka që me qeverinë e Kosovës të krijojmë zona të lira kufitare.

Së treti, do bëjmë gjithçka që të subvencionojmë, të mbështesim investimet me lehtësime taksash”, tha Berisha.

I pyetur përsa i takon një debati me kryeministrin Edi Rama, Berisha tha se nuk ka refuzuar asnjëherë debatet dhe është i gatshëm të bëjë një të tillë. “Debatet i shërbejnë transparencës dhe unë nuk kam refuzuar asnjëherë debate politike”, tha Berisha.

Në vijim ai theksoi se interesi më madhor kombëtar është integrimi i Shqipërisë në BE.

“Kur them këtë, them që ajo do mobilizojë çdo potencial, do miratojë çdo ligj, do ndërmarrë çdo reformë në funksion të këtij procesi.

Por, ka një dallim esencial midis alternativës tonë dhe kësaj të qeverisë ekzistuese. Në këtë proces e bazojmë si një proces të bazuar mbi meritën, e funksionimit të shtetit ligjor dhe ekonomisë së tregut.

Kur erdhëm në pushtet në vitin 2005, ne shpallëm anëtarësimin në NATO dhe fillimisht njerëzit përqeshnin me zotimin tonë. Por ne arritëm të bindnim çdo partner dhe çdo vend me zero tolerancë luftë ndaj krimit dhe korrupsionit dhe me reformat që ndërmorëm, sepse e përgatitëm vendin për anëtarësim në NATO.

Po kështu me reforma, me funksionimin e ekonomisë së tregut dhe shtetit ligjor, absolutisht vetëm mbi bazën e reformave, ne arritëm të firmosim Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, të liberalizojmë vizat.

Më kujtohet për fat të keq se se kishte faktorë kombëtarë dhe ndërkombëtarë kundër. Edi Rama me suitën e tij dërgonte emaile në Bruksel se po hoqët vizat, prisni 800 mijë shqiptarë.

Pra, ne çdo gjë e arritëm me meritë.

Arritëm të marrim edhe rekomandimin e statusit të kandidatit nga KE, që e bllokoi Edi Rama me tre ligje në parlament.

Pra, praktika jonë ka funksionuar, është dinjitoze dhe është interesi më i mirë i qytetarëve shqiptarë.

Kjo praktikë bazohet në përmbushjen e kërkesave, kritereve, standardeve të BE që është interesi më i mirë i qytetarëve shqiptarë”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje