
Kryeministri Edi Rama në serinë e rradhës në podcasting “Flasim” nuk ka kursyer batutat me të ftuarit, ndërsa ka vijuar lojën në distancë me Lulzim Bashën.
Teksa njëri nga ata po fliste për sportin kitesurfing, kreu i qeverisë thotë: ‘me nejt 6 muaj me ty, erdhi në pushtet Luli.’
Pjesë nga diskutimi:
Fatjoni: Ne kemi një shok nga Kosova dhe tani është 66 vjeç, e ka mësuar tek ne për gati gjashtë muaj.
Rama: Qenka dedikim i madh të rrish gjashtë muaj.
Fatjoni: Jo jo gjashtë muaj, që ta mësosh duhen dy tre ditë, që ta ushtrosh…
Rama: Me nejt 6 muaj me ty unë erdhi Luli në pushtet.
Fatjoni: Deti është i mrekullueshëm, kitesurf është shumë i bukur.
Lini një Përgjigje